Art & Kulturë

‘Koko Fest’ sjellë shtatë shfaqje nga trojet shqiptare

Më 17 shtator në Korçë nisë festivali mbarëkombëtar i komedisë ‘Koko Fest’.

Ky festival sjellë një maratonë artistike në skenën e teatrit ‘Andon Zako Çajupi’, me performancat më të mira nga trupat e teatrove të njohura nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Ky festival nis më 17 shtator me shfaqjen ‘8 femrat’, shfaqje kjo e teatrit ‘A.Z. Çajpupi’ në Korçë. Ndërsa ‘Koko Fest’, vazhdon menjëherë më 18 shtator me shfaqjen “Shtëpia pa dritare” e teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë, 19 shtatori sjellë shfaqjen “39 hapat” nga Teatri i Metropolit-Tiranë, më 20 shtator jepet shfaqja ‘Shfaqja që shkon mbrapsht’ nga Teatri Kombëtar-Shkup, më 21 shtator do të shfaqet ‘Tartufi’ nga Teatri ‘Migjeni’ në Shkodër.

22 shtatori është rezervuar për Teatrin Eksperimental të Tiranës duke sjellë shfaqjen ‘Ferma e kafshëve’ ndërsa festivali do të përmbyllet me shfaqjen nga Teatri Kombëtar i Kosovës ‘I ligu për mend’

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).