Klubi i Librit n’pazar-poezi dhe tinguj

Kur poezia dhe tingujt bëjnë histori….
E shtuna e parë e marsit na mbledh te Kafe Mehmeti te pazari i ri për një tematikë ndryshe.
#Poezi #Tinguj #Muzikologji
Teksti dhe melodia mund të rrëfejnë shumçka. Kështu edhe këngët e ahengut kanë lindur si nevojë e natyrshme, në një stad të caktuar të zhvillimit të qyteteve tona, për të thënë diçka më tepër se vetëm poezia apo vallet e kënduara. Vetë ndërtimi i këtyre këngëve, si formë më e zhvilluar, lindi si domosdoshmëri për të transmetuar një përmbajtje të re, një realitet shoqëror të ri që solli vetë zhvillimi i qyteteve.
Për të diskutuar mbi këtë temë do të jetë me ne muzikologu Enris Qinami, i shoqëruar me sharkinë e tij me elementë të sazes. Enrisi eshte i vetmi përfaqësues që përformon këtë lloj muzike .Të shtunën mund të shijojme një çaj miqësisht me Enrisin!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).