Qendra Filozofike & Kulturore Akropoli i Ri – Prishtinë fton të gjithë leximdashësit në Klubin e Librit 1. Libri që është përzgjedhur për të filluar ciklin e takimeve të përmuajshme është “Princi i Vogël” i autorit Antoine de Saint Exupéry.
Në një gjuhë shumë të thjeshtë autori na sjell një histori plot me mesazhe të thella, shumica prej të cilave nuk vihen re gjatë një leximi sipërfaqësor. “Princi i vogël” i flet secilit prej nesh… i flet atyre që janë në kërkim të lumturisë, i flet atyre që janë në përpjekje të vazhdueshme për ti dhënë kuptim jetës… flet për miqësinë, miqësinë e zemrës.
Nëpërmes leximit, diskutimit iu ftojmë të hapim horizonte të reja, të udhëtojmë në shtigje më të thella brenda vetes.
I ftojmë të gjithë të interesuarit ditën e Premte, 30 Qershor, ora 18:00.
Hyrja është falas. Të interesuarit të na shkruajnë në inbox!