Art & Kulturë

Kjo salcë përgatitet për pesë minuta

Salca kromatoze Alfredo është ëndërr kulinare. Është krijuar në Romë në vitin 1920, ndërkaq e ka shpikur Alfredo di Lelio

Deri sot kjo salcë është e adhuruar e cila u shtohet shumë ushqimeve.

Shërbehet me pasta, perime të ziera në avull, mish skare…

Salca Alfredo bëhet kështu:

Nevojiten:

– 2 lugë gjalpë;
– 2 thelpinj hudhre (të bluar);
– 1 filxhan ajkë neutrale për zierje;
– kripë;
– piper;
– ½ e filxhanit parpexhano të freskët të grirë në rende.

Përgatitja:

Shkrini gjalpin dhe në të shtoni hudhrën e bluar. Skuqini pak dhe shtoni ajkën.

Shtoni kripën dhe piperin dhe pastaj edhe parmexhanon. Përzieni dhe qitni sipër pastës.

Grini edhe pak parmexhano në rende dhe shijojeni.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).