Art & Kulturë

Kjo makinë elektrike e printuar në 3D është e para në botë e këtij lloji

 

Një makinë e re elektrike me një çmim prej 8500 euro, është ndërtuar nëpërmjet printimit 3D!

Shumë e ngjashme me makinat Smart, makinës së vogël LSEV iu deshën vetëm tre ditë për t’u printuar. Ajo është dizenjuar nga XEV Limited, arrin në 69 km/h dhe mund të udhëtojë deri në 149 km vetëm duke e karikuar një herë.

Trupi i makinës është ndërtuar nga plastika, por për motorin dhe mjetet e tjera është përdorur materiali i njëjtë me të cilin ndërtohen edhe makinat e zakonshme.

Si pasojë e printimit me 3D të kësaj makine, kostoja e prodhimit të saj është ulur në 90%. Po ashtu, makina përbëhet nga 60 pjesë individuale, rreth 2000 më pak se pjesët që përbëjnë një makinë normale, duke e bërë ndërtimin e LSEV mjaft të thjeshtë dhe të shpejtë.

Materiali plastik ka shqetësuar disa njerëz, por krijuesi i saj, është shprehur se një shtresë tjetër është shtuar, e cila rrit fuqinë dhe e mban makinën të sigurtë në rast të ndonjë aksidenti.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).