Amfiteatri i Durrësit do mirëpres për qytetarët dhe vizitorët e shumtë më 15 gusht festivalin e kitarës.
Mircea Stefan Gogoncea nga Rumania dhe Arturo Castro Nogueras nga Meksika, dy virtuozë të kitarës klasike do luajnë pjesë të ndryshme të muzikës botërore duke i dhuruar publikut një mbrëmje të veçantë mes tingujve të kitarës dhe bukurive të Amfiteatrit.
Dy virtuozët e kitarës klasike në turin e tyre të koncerteve në Europë do të ndalojnë dhe në Tiranë më 16 gusht.
Përgjatë këtyre mbrëmjeve ata do sjellin për publikun nën tingujt e kitarës muzikë latine dhe nga ballkani dhe hyrja për vizitorët do jetë e lirë.