Art & Kulturë

Kinema verore me energji diellore

Aktiviteti është konceptuar si një event promovues për përdorimin e energjive të rinovueshme si një alternativë miqësore me mjedisin. Energjia elektrike që nevojitet për projektimin e filmave do të merret nga dy panele të mëdha fotovoltaike të cilat njëkohësisht do të jenë edhe si demostrim për pjesëmarrsit se si prodhohet energjia nga dielli.
Në aktivitet do të ketë përfaqësues të shoqërisë civile të cilët do të japin cmime për fituesit e videokonkursit të organizuar nga Milieukontakt gjatë muajit qershor – korrik.
Do të projektohen video sensibilizuese me tematika mjedisore, energjitë e rinovueshme, komunitetet e energjisë ndryshimet klimatike etj.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit EUCENA – Akademia Europiane e Energjisë për Qytetarët, mbështetur nga nisma EUKI dhe zbatuar nga Ministria Federale e Mjedisit në Gjermani.
Partner: Bashkia Tiranë Titulli: “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).