Art & Kulturë

Këto janë filmat që çdo femër duhet të shikoj!

Kinematografia botërore është e mbushur me kryevepra të cilat prekin çdo sferë të jetës: dashurinë, trishtimin, komedinë njerëzore, etj.

Në këtë mes, për të konstatuar fuqinë e femrës si një pjesë mjaft e rëndësishme  e shoqërisë, janë realizuar edhe disa filma, të cilët ngrenë në piedestal figurën e femrës nëpërmjet tematikave të ndryshme.

‘ La Vie en Rose’–  Në fillim të kësaj liste, vendoset një  biografi që përshkruan betejën e vazhdueshme të personazhit kryesor, francezes Edith Piaf, për të fituar të drejtën e të jetuarit e lirë dhe për të realizuar ëndrrën e saj si këngëtare, në një kohë kur të ishe femër ishtë diçka e vështirë.

Mona Lisa Smile’ – Julia Roberts dhe aktoret e tjera të kësaj kryevepre do t’ju mahnisin. Ky film do t’ju mësojë  vlerën e  dinjitetit, kurajos dhe vendosshmërisë, duke theksuar rëndësinë e vetvlerësimit.

‘The Devil Wears Prada’ – Çfarë sakrificash duhet të bëjë një femër për t’u ngjitur në shkallët e suksesit? Anne Hathaway jep performancën e një jete, duke portretizuar një femër që përpiqet të bëjë karrierë në fushën e modës dhe luftën me shefen e saj ‘të keqe’ Meryl Streep.

Revolutionary Road’ – Pas ‘Titanic’ rikthehet dyshja e famshme Leonardo di Caprio dhe Kate Winslet për të risjellë këtë dramë familjare  të vendosur në mes të viteve ‘50 në Amerikë, rreth një çifti të martuar dhe sfidave që paraqiten në jetën e tyre.

‘The Queen’ – Me regji të Stephen Frears, ky film përshkruan jetën e familjes mbretërore të Anglisë pas aksidentit që i morri jetën Princesh Dianës. Një film që ia vlen për ta parë, me një dinamikë mjaft interesante, duke portretizuar më së miri përgjegjësitë e një Mbretëreshe.

Frida’ – Besoj se të gjitha feministet e kanë idhull piktoren mjaft të njohur për kryeveprat e saj, Frida Khalo. Kjo biografi paraqet jetën e Fridës, duke i bërë shikuesit të ndihen më afër me jetën e artistes.

Elizabeth: The Golden Age’ – Ajo cilësohet si një prej mbretëreshave më të famshme të gjithë botës, jo vetëm të Mbretërisë së Bashkuar. Një sovrane e vërtet, që ia doli e vetme të qeveriste një prej monarkive më të mëdha kundrejt një bote maskiliste që përpiqej ta hidhte gjithmonë nga froni. Në këtë film do mahniteni nga pamjet vizuale, kostumet dhe fryma e mesjetës që e përshkron të gjithë këtë kryevepër.

‘Where the Heart Is’ – Historia e këtij filmi nuk është e veçantë, një grua shtatzanë braktiset nga i dashuri i saj në kohën kur i nevojitej më shumë. Megjithatë, këtu shfaqet çelësi i ekzistencës; Nuk mund të heqësh dorë dhe të biesh në dëshpërim, por duhet të vazhdosh të jetosh, të luftosh, i rrethuar nga familja dhe miqtë.

Ndër filma të tjerë mjaft të bukur, iu sugjerojmë : “ Head in the Clouds” ; “ Elegy” ; “Amelie” ; “My Week With Merilyn” ; “ Evita” ; “Gia” ; “ Coco Before Chanel” dhe “Million Dollar Baby”

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).