Keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të ishit CEO i një biznesi të ri dhe të korrnit mjaft të ardhura?

Konferenca “Milioni i Parë” të shtunën më 7 Prill tek Hotel Rogner. Keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të ishit CEO i një biznesi të ri dhe të korrnit mjaft të ardhura? Epo ja, ju mund të dëgjoni sesi të tjerë e nisën një startup dhe arritën ta kthejnë në një biznes fitimprurës. Kjo konferencë është konceptuar ndryshe nga tradicionalja, folësit janë sipërmarrës inovativë, të cilët e kanë nisur idenë e tyre nga zero dhe do tregojnë sfidat që u është dashur të kalojnë në sipërmarrjen e tyre. Rruga drejt suksesit ka qenë mjaft me pengesa, vështirësi të llojeve të ndryshme, dështime dhe shumë netë pa gjumë. Ata gjetën forcën dhe besimin për të ecur përpara. Aktualiteti në fushën e sipërmarrjes është pikë kyçe e “Milioni i Parë”:
Çfare ideje është e mirë sot?
Sa treg ka për idenë time?
A duhet patjetër një kapital i madh për të nisur idenë?
Ç’rëndësi ka skuadra në një startup?

Të gjitha sfidat që një sipërmarrës në 2018 kalon do ndahen nga folësit me publikun. Në fund të kësaj konference do dilni me një këndvështrim ndryshe për mundësitë dhe suksesin në një startup në Shqipëri.

Disa nga sipërmarrësit që do të bëhen pjesë ekonferencës janë:

1. Gent Selenica (Founder& CEO i Baboon) – Teknologjia, startupet dhe inovacioni rinor në Shqipëri!
2. Tomi Kallanxhi (Founder&CEO i Shpi.al dhe BIG MEDIA EXPERT)- Dështimi, pjesë e suksesit!
3. Artan Hoxha (Co-founder& President i Tirana Business University) – Shkolla dhe edukimi sipërmarrës, rasti TBU!
4. Eglent Bici (Founder i Mei Realty) – Motivimi për të patur sukses!
5. Vjoldi Danaj (Founder i Excellence Solution) – Benefitet e inovacionit dhe eficences në kompani.
6.Gerti Boshnjaku (Founder i Neë Media Communications) – Karakteristikat e një sipërmarrësi të suksesshëm.
7. Anisa Kadareja ( Founder e Mia Organic) – Nismat sociale dhe nxitja e punësimit.
8. Alketa Zyfi ( Founder e Yogurteria) – Pasioni që u kthye në një sipërmarrje të suksesshme!

Konferenca moderohet nga Arbër Çepani.

Hapësira ‘Q&A’ (Pyetje dhe Përgjigje) do të jetë risi e kësaj konference. Nëse ke dashur gjithmonë të bësh pyetje personave të suksesshëm në Shqipëri, atëhere ke mundësinë t’i takosh nga afër.

Të gjithë pjesëmarrësit do pajisen me çertifikatë pjesëmarrje digitale!

Bileta kushton 1500 Lekë. Për studentët kjo biletë kushton 1000 Lekë. Shitja e tyre bëhet tek Bar Kafe “Komiteti”. (Rruga Fatmir Haxhiu, mbrapa qendrës tregtare ETC, pranë piramides) Biletat mund t’i terhiqni gjatë këtyre ditëve.
Nëse kjo pagesë do përbënte pengesë për të mos ndjekur konferencën ju lutem na dërgoni arsyen tek [email protected] për të tërhequr një biletë falas.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).