Katër i Radës. Fundosja e Anijes
Opera dhome – nga Bienalja e Venezia-s
Katër i Radës është përpjekja, nëpërmjet muzikës, për të çliruar universin njerëzor të atyre që përjetuan njërën nga shumë tragjeditë e Mesdheut: atë të një anijeje të vogël shqiptare, të tejmbushur me burra, gra e fëmijë, e fundosur në marsin e vitit 1997 pranë brigjeve italiane. Në aktin e vetëm bëhen bashkë të mbyturit e të shpëtuarit, ata që mbijetuan e ata që humbën, zërat e mendimet e tyre e, mbi të gjitha, udhëtimi i tyre drejt errësirës, plot ankth e dëshira të pakta, ëndrra e frikëra, përhumbje, shfaqje, përkujtime të papritura (Alessandro Leogrande).
Ju presim ditën e Hënë 10 Shtator, ora 20:00 te Amfiteatri i Tiranës. Hyrja e lirë!