Art & Kulturë

KARNAVALET

 “Karnavalet”, vepra e repertorit kombëtar e cilësuar si një nga më të çmuarat e këtij lloji, që i ka rezistuar kohës, ✨ madje tingëllon e freskët jo vetëm për nga tematika, por edhe nga rrjedhshmëria e melodive 🎶 aq të dashura dhe të interpretuara me aq mjeshtëri nga trupa dhe solistët e TKOB-së.

🌹Ku gërshetohet bukur linja e dashurisë, humori i hollë i personazheve, “pazaret e krushqisë” 🪙 dhe mënyra e të jetuarit elegante korçare, të cilat kanë lënë gjurmë të rëndësishme 🎞️ në kujtesën e kulturës artistike dhe sociale të shoqërisë sonë.

🎀Kjo vepër rikthehet pikërisht në 95-vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh Avni Mula dhe libretistit të mirënjohur Luigj Gurakuqi. ✍️Nën regjinë dhe kujdesin e veçantë të Inva Mules, të bijës së Avni Mulës, i cili shkroi “Karnavalet” mbi komedinë me të njëjtin titull të Spiro Çomores dhe libret të Luigj Gurakuqit.📃

⭐Kjo operetë do t’ju kthejë pas në kohë, por do të tingëllojë me e re se kurrë, pasi në vetvete ajo nuk ka kohë.

🎻Me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga virtuozja, 🪄 Elda Laro, me kostumografi të frymëzuar nga estetika e viteve ’30, 👗 kuruar nga Elva Bella, skenografi të Romeo Çanit, ku gërshetohet mahnitshëm realistja dhe surrealistja, 📼video-artistit Black- Box Film, si dhe me plot surpriza të tjera, 🥁

Këto mbrëmje s’do t’i harroni kurrë!🫶

🎟️Biletën tuaj mund ta tërhiqni çdo ditë, pranë 📍Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).