Një studim i fundit nga shkencëtarët e Universitetit të Michigan në Amerikë, kanë arritur në përfundimin se përdorimi i kanellës ndihmon në humbjen e peshës.
Vaji që ndodhet në këtë erëz, prej të cilit kanella merr edhe shijen e saj karakteristike, stimulon aktivitetin e qelizave dhjamore, që çon në djegien e tyre dhe reduktimin e shtresës dhjamore.
Si rezultat i këtij zbulimi, është rekomanduar përdorimi i kanellës në dietën e përditshme të një personi, për të humbur kilet e tepërta dhe për të patur një peshë të shëndetshme.
Pra, nëse e pëlqeni kanellën dhe doni të humbisni peshë, filloni ta shtoni atë në vaktet tuaja të çdo dite që të arrini rezultatet që dëshironi.