Art & Kulturë

Kampionati Ndeshu Ndryshe

Projekti “Ndeshu Ndryshe” ka për qëllim të nxisë fëmijët të praktikojnë sportin si një nga mjetet më të fuqishme që ndikojnë në mirëqënien e tyre fizike dhe psikosociale.
Ky projekt do të krijojë një kampionat tre mujor mes shkollave 9 vjeçare ku do të garohet në sportin e futbollit, volejbollit, në zhvillimin e një projekti social, dhe në përvetësimin e vlerave thelbësore që do të përçohen gjatë gjithë kampionatit tek nxënësit. Çdo shkollë do të përfaqësohet nga një grup fëmijësh nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë dhe do të krijojë nga dy ekipe futbolli dhe dy volejbolli për klasat e gjashta dhe të shtata si edhe për klasat e teta dhe të nënta. Ekipet do të jenë mikse me meshkuj dhe femra. Përveç ndeshjeve sportive, i gjithë ekipi i një shkolle duhet të mendojë, të planifikojë dhe të zbatojë një projekt që do të prekte shkollën, komunitetin apo persona të caktuar në nevojë përmes një aksioni publik, apo një veprimtarie sensibilizuese, apo një veprimtarie të përmirësimit të kushteve për individë apo institucione të ndryshme të lidhura me fëmijët.

23 Nëntor 2017 – 28 Shkurt 2018

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).