Art & Kulturë

Kadare fiton çmimin ”Neustadt”, i konsideruar Nobeli amerikan

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt”, që njihet edhe si Nobeli Amerikan, i cili njeh meritat e jashtëzakonshme letrare në letërsi në mbarë botën.

Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi që jepet për merita të jashtëzakonshme letrare në letërsinë botërore.

Çmimi “Neustadt” është çmimi i parë letrar ndërkombëtar i llojit të tij që e ka origjinën në SHBA dhe është ndër të paktat çmime ndërkombëtare, për të cilin kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Çdo autor i gjallë që shkruan nga kudo në botë ka të drejtë për çmimin “Neustadt”. Juria përbëhet nga autorë të vlerësuar ndërkombëtarisht. Fituesve u jepen 50,000 dollarë, një kopje e një pendë shqiponje të derdhur në argjend dhe një certifikatë.

Lajmi u bë i ditur nga ”World Literature Today” Universitetit të Oklahomas, e cila njoftoi mbrëmjen e së mërkurës së shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë.

Kandidatët finalist për këtë çmim ishin, Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (SHBA Jessica Hagedorn (Filipine / SHBA), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam/SHBA).

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).