y lloj kadaifi do t’ju rikthejë dhe një herë në kohën e festave ku gjithçka shijohej në maksimum, ndaj blini pak kadaif, pak peta bakllavaje dhe gatuajeni këto ditë para se 2019 të na trokasë.
Përbërësit:
- 250 gr kadaif
- 200 gr lajthi (ose arra të copëtuara)
- 200 gr gjalpë
- 12 petë të gatshme (bakllavaje)
Për shurupin:
- 2 gota sheqer
- 1 lugë çaji lëng limoni
- 3 gota ujë
- 1 lugë çaji kanellë (sipas dëshirës)
Përgatitja:
- Copëtoni kadaifin dhe shtoni mbi të lajthitë e grira imët (ose arrat) dhe përziejini që të kombinohen.
- Hapni dy petë bakllavaje dhe shtoni mbi sipërfaqen e tyre kadaifin. Mbështilleni në formë roleje dhe prejini në copa mesatare.
- Ndiqni të njëjtën procedurë edhe me petët e tjera dhe më pas renditini në një enë për pjekje. Shkrini gjalpin dhe hidheni mbi to.
- Vendosini në furrë të piqen në temperaturën 150 gradë Celcius, derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe.
- Ndërkohë, shtoni në një tenxhere ujin, sheqerin, lëngun e limonit dhe kanellën për shije dhe aromë më të mirë.
- Lëreni të ziejë për rreth 30 minuta dhe largojeni shurupin nga zjarri. Më pas, largojini nga furra dhe dhe hidhni mbi të shurupin e përgatitur.