E veshur me një fustan blu, i cili rrethohej nga një shirit ylberi, Jonida Maliqi ka shkëlqyer në tapetin e Eurovizion në Tel Aviv. Ceremonia madhështore u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tel Aviv.
Përfaqësuesit e 41 shteteve të Eurovizion janë pritur në një festë. Ndryshe nga herët e tjera këtë vit në këtë ceremoni ishte vendosur një tapetë portokalli ku të gjithë këngëtarët dhe delegacioni i tyre do të parakalonin.
“Nëse jeta është blu mund të zgjedhësh një tjetër ngjyrë nga ylberi. Ne po e shijojmë “Eurovision” dhe jetën, sepse jeta është si ylberi”, ka treguar Jonida teksa ka shpjeguar domethënien e veshjes së saj.
https://www.youtube.com/watch?v=xa-AAxrb0jg