Jeni me grip? Provoni këto ushqime

Është periudhë gripi dhe për ta luftuar ka ushqime të cilat të lehtësojnë disa nga simptomat e ftohjes ose gripit.

Humbja e oreksit – Hani më më shpesh se kur jeni mirë me shëndet. Mbani mend që sytë luajnë rol të madh në hapjen e oreksit. Nëse para jush është një pjatë e stërmbushur, me siguri nuk do të duket tërheqëse nëse nuk mund ta hani. Ndajeni ushqimin në porcione të vogla sepse kështu do të hani më shumë. Hani ushqime si frutat e thata, jogurti ose fruta dhe perime të freskëta.

Shmangni ushqimet që kërkojnë shumë përtypje. Vaktet mund t’i përgatisni në mikser ose si supë.

Lodhja. Me siguri nuk do të keni vullnet e as energji për përgatitjen e ushqimit kështu që zgjidhni ushqimet që mund t’i hani të freskëta.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).