Art & Kulturë

Jeleku shqiptar që iu dhurua Edith Durhamit ekspozohet në galerinë e Londrës

Jeleku shqiptar që iu dhurua Edith Durhamit ekspozohet në galerinë “Two Temple Place” në Londër.

Të shtunën është hapur ekspozita “Unbound: Visionary Women Collecting Textiles”, me veshje tradicionale të grave gjatë shekullit XX nga Ballkani e deri tek ato aziatike.

Pjesë e kësaj ekspozite është edhe jeleku shqiptar me qëndismat ngjyrë ari, dhuratë e popullit të Beratit më 1918 për Edith Durham. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 19 prill.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).