Rrethuar nga ushqime të shijshme dhe personat e dashur, rrotull një tavoline në ngrohtësinë që ofron shtëpia, njerëzit presin me padurim në mbrëmjen e 31 dhjetorit, ardhjen e Vitit të Ri.
Një darkë që është kthyer në traditë dhe festohet në të gjithë botën, Viti i Ri lidhet me disa kuriozitete mjaft interesante.
- A e dini se përse muaji Janar ka këtë emër? Fjala “janar” vjen nga latinishtja “ianua” që do të thotë “derë”. Ky emër u zgjodh për të simbolizuar hapjen e një dere të re sa herë që troket viti i ri.
- Papa Gregory XIII është shkaktari i fillimit të vitit me muajin janar, pasi ai është personi që propozoi vendosjen e kalendarit Gregorian, në tetor të vitit 1582. Plot 350 vite kaluan derisa të gjitha vendet e botës ta adoptonin këtë kalendar, përveç Turqisë, e cila vendosi që ta përdorte atë në 1927.
- Ishulli Kiribati është vendi i parë në Tokë ku mbërrin viti i ri. Ai ndodhet në Paqësorin Qëndror dhe banorët e tij e festojnë atë duke u mbledhur në një vend të përbashkët të quajtur “maneaba”.
- Ndërkohë, American Samoa është vendi i fundit në Tokë ku mbërrin viti i ri. Ai vizitohet nga shumë turistë gjatë kësaj periudhe, të cilët duan ta festojnë ardhjen e vitit të ri dy herë.
- Të festosh Vitin e Ri në vendin më të ftohtë në rruzullin tokësor! Antarcitica organizon çdo fundvit një festival muzike që quhet “Ice Stock”. Eventi mbahet në stacionin McMurdo, ku marrin pjesë edhe banorët e zonës (një numër prej 1200 vetash).
- Viti i Ri në Etiopi vjen në datën 11 shtator. Kalendari që ky popull përdor e ka origjnën nga egjiptianët dhe përbëhet nga 13 muaj.
- ‘Longplayer” është kënga e kompozuar nga Jem Finer, e cila do të luhet pa ndalur për 1000 vjet! Ajo filloi transmetimin në 1 janar të vitit 2000 dhe mund të dëgjohet në Trinity Buoy Wharf, Londër ose në këtë live stream. Transmetimi i saj pritet të mbaroj në 2999 dhe më pas do të filloj sërish nga e para.
- Babilonasit e lashtë e festonin vitin e ri në muajin mars! Viti i ri për këtë popull vinte me ardhjen e pranverës. Për ta festuar atë, organizohej festivali “Akitu”, gjatë të cilit njerëzit luteshin për 12 ditë me rradhë.
- Në Spanjë rrushi konsiderohet si një ushqim fatsjellës. Sipas kësaj tradite, çdo person duhet të hajë 12 kokrra rrushi brenda 12 sekondave të para të vitit të ri. Secila prej këtyre kokrrave simbolizojnë 12 muajt e vitit.
- Italianët në prag të vitit të ri veshin të brendshme me ngjyrë të kuqe, pasi konsiderohen si fatsjellëse.
- Për fëmijët e qytetit Akita në Japoni, ardhja e vitit të ri nuk është aq e bukur. ‘Namahage” është një traditë vendase, ku burra të rritur maskohen si demon dhe shkojnë në çdo shtëpi për të trembur fëmijët që janë sjellë keq apo nuk kanë dëgjuar prindërit e tyre.