Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.
Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.
Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.
Në Magic 4 përveçse do të gjeni performancën e 4 këngëtarëve ‘magjik’, më 6 mars do të vijë për herë të parë në këtë club Capital T, një prej këngëtarëve më të kërkuar të momentit, në një super performancë që nuk duhet humbur. Ndërsa, më 7 prill, do të vijnë për një natë live grupi West Side Family.
Cinco Cavalli Club të premten ka të ftuar këngëtarin Gena, i cili do të dhurojë një performancë live të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Ndërsa më 7 prill, e shtunë, është e ftuar Enca dhe Ardit Çuni.
E premtja tek Arena Club vjen nën performancën live të Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët do të këndojnë disa prej hiteve të tyre. Ndërsa e shtuna vjen tek Arena me performancën e Mimoza Shkodrës.
Në Lollipop Club këtë të premte është i ftuar këngëtari shqiptar aq shumë i dashur Alban Skënderaj, që do të këndojë hitet e tij. Ndërsa të shtunën, është i ftuar këngëtari kosovar Fero.
Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së enjtes, të premtes dhe së shtunës, së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.