Ja cilët artistë do të gjeni në club-et e kryeqytetit këtë fundjavë

Si gjithmonë, jeta e natës preferohet shumë nga të rinjtë, të cilët zgjedhin destinacione të ndryshme, sipas dëshirës, për të festuar pas orës 12:00 të mesnatës.

Të shumta janë club-et që do të sjellin në skenë këtë të premte dhe të shtunë, Dj dhe këngëtar shqiptarë të famshëm.

Në Magic 4, të premten do të keni mundësi të dëgjoni hitet më të mira nga i Ermal Fejzullahu. Ndërsa të shtunën, do të jetë i ftuar këngëtari 2Ton për të performuar live

Cinco Cavalli Club të premten më 2 mars, organizon eventin “Ladies Night” ku grupe gocash do të përfitojnë pije falas gjatë gjithë natës. Ndërkohë më 3 mars e shtunë, do të jenë të ftuar për një super show Ermal Mamaqi, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

Këtë të premte e të shtunë, tek Venue Club, do të gjeni si gjithmonë performancën live të këngëtares Aurela Gaçe dhe të këngëtarëve të tjerë rezident.

Arena Club ka të ftuar të premten Dj Sardi që organizon eventin “Jungle Party”, ndërsa të shtunën është e ftuar këngëtarja Teuta Selimi.

Grupi muzikor i rock-ut Jericho do të vijë për një super performancë tek RockStock më 3 mars, e shtunë.

Në Lollipop Club, kjo fundjavë hapet me hitet e një prej këngëtarëve më të suksesshëm të momentit, Noizy. Ndërsa më 3 mars vjen Dj Aldo, që do të vendosi disa prej hiteve të viteve ’90.

E shtuna në Status Live Show do të vijë me një super spektakël nga performance live e Irkenc Hyka dhe Juna Vata e Silver Metka.

Cavaliero Club do t’ju dëfrejë në mbrëmjet e së premtes dhe së shtunës së bashku me performancën live të Eneda Tarifa, Fifi, Lorenc Hasrama etj, të cilët do të këndojnë live.

Lehar, një dj ndërkombëtar, vjen tek Discobox më 3 mars e shtunë, ndërsa të premten janë të ftuar Metanët.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).