Art & Kulturë

Horoskopi javor nga 2-8 dhjetor 2019

DASHI21. mars – 20. prill

Do e surprizoni partnerin me sjelljen tuaj shembullore gjate kësaj jave. Do kujdeseni me tepër për te dhe do ia plotësoni dëshirat. Ai do ndihet mire edhe pse do i duket çudi ky ndryshim i menjëhershëm. Beqaret me ne fund do përjetojnë emocionet e te qenit ne një lidhje. Mjedisi yjor nuk do jete shume i përshtatshëm për sektorin e financave. Mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi sepse do keni probleme te mëdha me vone. Shëndeti nuk do jete aspak problematik edhe pse lodhja do beje te veten. Flini me tepër dhe do keni me shume energji . Ne jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për te ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi qe keni do iu çoje atje ku dëshironi. Jeta familjare do jete harmonike dhe e bukur.

DEMI21. prill – 21. maj

Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj jave. Do tregoheni shume kërkues dhe kritikues njëkohësisht, çka nuk do i pëlqejë aspak atij qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur dhe te shohin nga do i çoje rruga sepse do përballen me zhgënjime dhe do vuajnë. Nëse shpenzoni vetëm për gjerat e nevojshme dhe nuk e teproni me blerjen e gjerave te qejfit, financat do jene te qëndrueshme. Fizikisht do ndiheni mire, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak me tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmonte te kishit energji me shume. Ne planin profesional do keni fat me shumice dhe do jeni me te suksesshmit nga koleget. Shefat do iu japin edhe mundësi te shprehni mendimet qe keni mbi një teme delikate. Dielli do e beje jetën tuaj familjare me emocionuese sot. Do ndiheni mire.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Fale mbështetjes qe do iu japë Jupiteri dhe Venusi gjate kësaj jave, jo vetëm qe do i sqaroni mosmarrëveshjet ne çift, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Beqaret do vrapojnë pas personit te pare qe do iu pëlqejë dhe do zhgënjehen mjaft. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme. Do benit mire te mbroheshit nga vjedhjet e portofolave apo te shtëpisë te cilat do ndikonin mjaft tek situata financiare. Pas një periudhe jo te mire dhe pa shume energji, këtë jave do ndiheni me te qeta dhe plot energji. Çlodhuni sa te mundni dhe merruni me ndonjë sport. Ne pune do jeni me shume sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguar nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Ndikimi i yjeve do e beje me te bukur ambientin familjar.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Tregohuni me te respektueshëm me partnerin këtë jave dhe mos e ndrydhni atë. Ne i kërkoni llogari gjithë kohës do e lodhni atë dhe do e shtyni te kërkojë dike tjetër. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare. Lërjani çdo gjë kohës dhe mos bëni asgjë me ngut. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura dhe ju do vazhdoni te tregoheni te kursyer me shpenzimet. Influenca e yjeve do jete kontradiktore ne sektorin e shëndetit. Tregohuni me te kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa me pare me mjekun. Mos dëgjoni çfarë mund t’iu thonë mjeket popullore. Ne pune do përballeni me probleme te vështira dhe do jeni gjithë kohës te stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje. Jeta familjare do jete shume e qete.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e qete gjate kësaj jave. Përfitoni sa te mundni për te folur për tema te rëndësishme duke qene se do jeni edhe me te kthjellet. Për beqaret do jete një periudhe ideale për te filluar histori dashurie pasionante. Te ardhurat do kenë përmirësime. Përpjekjet dhe sakrificat qe keni bere kohet e fundit do japin rezultatet e veta. Tashme mundohuni te ruani ekuilibrin. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jete shume e mire. Disa do kenë dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Do bënit mire te shmangnit sheqernat dhe yndyrnat. Ne pune ka ardhur momenti te bëni zgjidhje te vështira por qe janë mjaft te domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë. Periudhe e mire edhe për jetën familjare.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Jave e mbushur me lumturi dhe emocione pa fund. Partneri do iu surprizoje gjate gjithë kohës dhe do iu beje shpeshherë te ndiheni si ne ëndërr. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por ato shume shpejt do shndërrohen ne lidhje serioze ose martesa. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha, por gëzohuni me situatën e qëndrueshme qe do ekzistoje. Lodhja do ndikoje se tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga i ftohti i cili nuk është i zakonshëm për këto dite. Mos u vishni holle sapo te shihni ndonjë rreze dielli. Ne planin profesional, planetët do jene ne anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime te papritura, por mjaft interesante. Ne familje do mbizotërojë energjia pozitive.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jeta sentimentale e çifteve do mbrohet nga te gjithë planetët gjate kësaj jave. Dielli do sjelle ngrohtësinë dhe do iu nxite te tregoheni me mirëkuptues me njeri-tjetrin. Për beqaret do jete jave e favorshme për takime interesante. Mos kërkoni menjëherë te krijoni lidhje serioze, por merrini gjerat shtruar. Ne planin financiar do iu duhet te merrni disa vendime me te vërtetë te vështira, prandaj bëni kujdes. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani me tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jete i ndjeshëm dhe do keni dhimbje. Edhe lodhja do sjelle pasojat e veta. Ne pune mundohuni te ndryshoni rutinën dhe te provoni përvoja te reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi. Familja do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe do iu mbështesë.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire gjate kësaj jave. Nuk do mbani minat njeri-tjetrit dhe do dini te kërkoni falje. Ne fakt do e ndieni me shume se kurrë se keni nevoje për partnerin. Beqaret duhet te dalin neper takime, por nuk duhet t’i pranojnë sa hap e mbyll sytë, propozimet qe do iu bëhen. Paratë do jene shqetësimi juaj me i madh. Situata nuk do jete e qëndrueshme prandaj duhen marre masa edhe me strikte. Shëndeti nuk do jete i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë te bëni pak me tepër kujdes me ushqimet. Ata qe kane pasur probleme me qarkullimin e gjakut do kenë përmirësime. Nëse puna ne te cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Jave do jete e përshtatshme. Familja mire!

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Mos u tregoni me shume dyshues sesa duhet këtë jave për atë qe keni ne krah sepse ne te vërtetë ai nuk iu tradhton. Mos lejoni xhelozinë te drejtoje sjelljen tuaj. Beqaret do kenë një jave te bukur dhe me diell. Personi qe do takoni do jete i këndshëm dhe mjaft i respektueshëm. Ne planin financiar do keni disa vështirësi. Mos u tregoni te pamatur dhe shpenzoni me kujdes! Shëndeti do jete i mire. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni me ne forme. Ata qe kane kaluar një infeksion para disa kohesh do pastrohen tërësisht. Ne sektorin profesional, Marsi do iu nxite te jeni me ambicioze dhe te bëni çdo gjë për ta arritur atë qe dëshironi. Vazhdoni përpjekjet sa te mundni. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Jave harmonike për te dashuruarit. Do tregoheni me te gatshëm te bëni ato qe iu kërkoni partnerin dhe do kaloni momente emocionuese pranë tij. Optimizmi qe do keni do jete një arme e forte edhe për te ardhmen. Beqaret do tregohen te papërgjegjshëm dhe do fillojnë lidhje te pamenduara mire. Financat duhet te menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Yjet këshillojnë qe te mos jepni as hua gjate kësaj jave. Shëndeti do jete përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni ne gjendje te mire fizike dhe morale. Mos harroni te konsumoni fruta dhe te bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Ne pune do jete jave e favorshme për te nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë te arrini me shpejt objektivat. Familja nuk do ketë probleme.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Jave e bukur dhe me momente te shumta kënaqësie. Ata qe kane një lidhje me një person te shenjës se Dashit do jene me te privilegjuarit. Beqaret do kenë një takim impresionues i cili mund te shndërrohet shpejt ne një lidhje te qëndrueshme nëse shpreheni dhe largoni turpin. Financat nuk do jene shume te mira, por parashikimet janë premtuese. Mund ta stabilizoni situatën nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet. Shëndeti nuk do jene i mire. Planetët do iu nxitin te mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Ne pune do keni fat. Mund t’iu behet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo duhet menduar me kujdes. Jeta familjare do jete e qete.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin ne ditët e para te javës, duhet te keni kurajën t’i përballoni ato. Klima do filloje te ngrohet pak nga pak nga fundi i javës. Beqaret do kenë mundësi te shumta për aventura emocionuese. Përfitoni nëse kjo ehte ajo qe dëshironi. Ne planin financiar ka ardhur koha te tregoheni te kursyer nëse doni te financat mos kenë tronditje te mëdha. Ne sektorin e shëndetit gjerat do shkojnë me se miri. Do keni rezistence te mire dhe nuk pritet as shqetësimi me i vogël. Personat qe vuajnë nga sëmundje kronike duhet te bëjnë një vizite tjetër mjekësore. Ne pune do jete periudhe e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mire ku te orientoheni dhe do arrini atë qe keni programuar prej kohesh. Marrëdhënia me familjaret do jete paksa e tensionuar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).