Art & Kulturë

Histori: Ҫfarë ka ndodhur më 19 janar?

19 janar 379 – Theodosius u kurorëzua perandori i Perandorisë Romake të Lindjes.

19 janar 1793 – Mbreti Louis XVI i Francës dënohet me vdekje për tradhti dhe krime kundër shtetit. Ai dhe familja e tij u kapën ndërsa po i afroheshin kufirit gjerman për t’i shpëtuar revolucionit. Louis u arrestua zyrtarisht tre ditë pasi Franca u shpall republikë. Më 21 janar 1793 Louis XVI u ekzekutua me giotinë në Paris, ku turma e mbledhur e përshëndeti vdekjen e tij si fillimin e një epoke të mirë, që në fakt u bë fillimi i një epoke terrori.

19 janar 1812 – “Lufta e Gadishullit”: Pas një rrethimi ushtarak prej 10 ditësh, Arthur Wellesley, Duka i I Wellington, komandon forcat ushtarake britanike që të sulmojnë qytetin Rodrigo në Spanjë.

19 janar 1883 – U krijua sistemi i parë elektrik në botë në Roselle, New Jersey nga Thomas Edison, ku telat e elektricitetit vareshin sipër në tavan.

19 janar 1966 – Indira Gandhi u bë presidentja e parë dhe e vetmja femër në historinë e shtetit të Indisë.

19 janar 1977 – Florida – Dëbora bie në Miami, për të vetmen herë në historinë e këtij qyteti – po atë ditë dhe vit borë ra edhe në Bahamas.

19 janar 1984 – Kalifornia Gjykata e Lartë refuzon tetraplegjiken Elizabeth Bouvia, e cila kërkonte t’i mohohej ushqimi deri sa të vdiste në një spital publik. Pas vendimit të gjykatës, Bouvia ( lindur në 1958) dhe e paralizuar tha se dëshiron të jetojë.

19 janar 2013 – Depozita të kalciumit u gjetën në sipërfaqen e planetit Mars nga Curiosity Rover i NASA.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).