Art & Kulturë

Histori: Ҫfarë ka ndodhur më 13 shkurt?

13 Shkurt 1349 – Hebrenjtë dëbohen nga Zvicra nën akuzat se kishin shkaktuar epideminë e vdekjes duke helmuar puset e ujit. Sot Zvicra ka komunitetin e dhjetë më të madh hebraik në Evropë, i përbërë nga rreth 18 mijë hebrenj.

13 Shkurt 1633 – Astronomi italian Galileo Galilei arriti në Romë për gjykim para inkuizicionit pasi kishte thënë publikisht se Toka sillet rreth Diellit.

13 Shkurt 1861 – Abraham Linkoln bën betimin si president i Shteteve të Bashkuara.

13 shkurt 1913 – Dalai Lama i 13-të më në fund arrin pavarësinë e Tibetit, duke vendosur një periudhë autonomie prej 4 dekadash pas qeverisjes makabre të dinastisë Manchu Qing.

13 Shkurt 1935 – SHBA: Në Kleveland kryhet operacioni i parë në SHBA për lehtësimin e angina pectoris (bllokim gjoksi për shkak të ishemisë së muskulit të zemrës, si pasojë e bllokimit ose spazmave të arterieve koronare që furnizojnë zemrën me gjak). Termi rrjedh nga latinishtja angina “ngecje”, dhe pectus “gjoks”.

13 Shkurt 1961 – Një gur 500.000 vjeçar zbulohet në Olanka, Kaliforni. E çuditshmja e këtij artifakti qëndron tek forma, i cili i ngjason një llampe elektrike. Kjo gjetje arkeologjike u etiketua si “e habitshme” dhe “pa shpjegim”, pasi llampat u shpikën vetëm në shekullin e 19-të dhe nuk mund të kenë ekzistuar para 500 mijë vitesh. Megjithatë kritikët kanë shpjeguar se ky gur mund të mos jetë fare një artifakt që na ka ardhur që prej kohëve të hershme, pasi mungojnë provat për ta vërtetuar këtë teori plotësisht.

13 Shkurt 1967 – Zbuluesit amerikan gjejnë pikturën “Madrid Codices” të artistit të famshëm Leonardo da Vinci, në bibliotekën kombëtare të Spanjës.

13 Shkurt 1990 – Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca japin pëlqimin e tyre për ribashkimin e Gjermanisë.

13 Shkurt 1995 – Vdiq Alberto Burri, mjek, skulptor, piktor i njohur italian. Lindi në Umbria më 1915 (shumë shqiptarë u vendosën në Umbria në shekulli e XV, përfshi familjen Albani, prej së cilës Papa Klementi XI doli). Burri studioi për mjekësi, u specializua për sëmundje tropikale, prandaj dërgohet në frontin italian të luftës si mjek në Libi. Më 8 maj 1944, pas disfatës së forcave të Boshtit, njësia e tij u kap në Tunizi, dhe Burri dërgohet në kampin Howze të robërve të luftës në Gainesville, Teksas, SHBA – këtu ai filloi edhe të pikturojë në kanavacë (në copa thasësh që teksanët sillnin në kam me miell). Pas lirimit në vitin 1946, Alberto Burri kthehet në Romë dhe iu përkushtua pikturës.

13 shkurt 2001 – Një tërmet me magnitudë 6.6 rihter godet El Salvador, duke lënë pas 400 të vdekur.

13 Shkurt 2012 – Agjencia Ajrore Evropian (ESA) performoi nisjen e parë të raketës evropiane “Vega” nga porti ajror që ndodhet në Kourou, Francë.

13 Shkurt 2017 – Kim Jong-nam, vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un vritet në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpur në Malajsi. Shkaku i vdekjes së tij u raportua të ishte një sulm kimik, megjithatë edhe pse e pavërtetuar, shumë ekspertë dhe politikanë besojnë se ai u vra nga autoritetet e Koresë së Veriut.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).