Art & Kulturë

Hervin Çuli rikandidon për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar

Drejtori aktual i Teatrit Kombëtar që prej 4 vitesh, Hervin Çuli, ka kandiduar sërish për pozicionin e tij.

Këtë lajm e ka konfirmuar Ministria e Kulturës, që e ka deklaruar për “Gazeta Shqiptare.

Tashmë në garë për drejtimin e këtij institucioni janë Ema Andra, Laert Vasili, Genc Fuga dhe Hervin Çuli. Teatri Kombëtar është në qendrën e vëmendjes mediatike prej dy muajsh tashmë, si pasojë e protestave të artstëve dhe shoqërisë civile kundër projektit të qeverisë mbi Teatrin e ri Kombëtar.

Kandidatët duhet të propozonin një platformë për administrimin dhe promovimin e Teatrit Kombëtar.

Aktualisht, Ministria e Kulturës ka kryer edhe intervistat me aplikantët. Këshilli i Ministrave po pret propozimin e ministrisë për të marrë dhe shpallur me VKM, emrin e drejtuesit të ri, që do të jetë në krye të TK-së për katër vitet e ardhshme.Mes kushteve që duhet të plotësojë fituesi, përmendim: hartimin e një programi dhe një kalendari të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave; nxitjen e zhvillimin e dramaturgjisë shqipe në skenë; promovimin e tendencave të ndryshme në skenën teatrore shqiptare duke siguruar një ekuilibër mes artistëve të afirmuar dhe atyre të rinj dhe marrje të shkëmbime ndërkombëtare, veçanërisht të zhvillojë ato ballkanike dhe europiane.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).