Art & Kulturë

Hervin Çuli përplaset me Mirush Kabashin

Pas deklaratave të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi dje në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, vjen reagimi nga drejtori i këtij institucioni, Hervin Çuli.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ i është kundërpërgjigjur shumë ashpër aktorit. Çuli thekson se Kabashi për 15 vite ka marrë rrogën në Teatrin Kombëtar dhe si aktor ka luajtur vetëm një herë. Kabashi tha dje përball Eni Vasilit se artistët kanë vendosur të hynë në grevë urie.

Shumë nga artistët e Teatrit i kanë dhënë një ultimatum Qeverisë deri të premten për t’u tërhequr nga projektligji, përndryshe do të ngujohen brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar në një grevë dhe protestë pa afat.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).