Art & Kulturë

Harroni gjithçka dhe shkëputuni nga përditshmëria, DigiCult vjen në kryeqytet për të apasionuarit e rrymës Psy

Më 20 prill, ti duhet të harrosh! Të harrosh çdo gjë që ke planifikuar dhe të mendosh për atë që ke ëndërruar gjithmonë. Harro arritjet e tua dhe fillo të jetosh me ç’ka të prezantohet.

Harro të shkuarën. Harro të ardhmen, në datën 20 prill ti do të jetosh në të tashmen! Kjo është thirrja që i bën Venus Visionary të gjithë adhuruesve të rrymës Psy, duke lajmëruar se tek ky lokal do të vij për herë të parë grupi DigiCult.

Nëse jeni një prej të apasionuarve të kësaj muzike, atëherë ka ardhur koha që të festoni, të premten më 20 prill.

Bileta kushton 1000 lekë dhe festa do të nisi prej orës 20:00 deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).