Art & Kulturë

Hapet ekspozita e ‘Pasurive’ nga Vigan Nimani

Ekspozita e punimeve me titullin “Pasuritë e të pazhvilluarve” e artistit Vigan Nimani është hapur mbrëmjën e së enjtes në hapësirën ekspozuese Motrat në Prishtinë. Në praninë e shumë artëdashësve dhe publikut, punimet e Nimanit u veçuan për eklektizëm stilesh, dhe për tematikë shumë specifike të bazuar në relieve arkitektonike.

Ekspozita është e hapur çdo ditë nga e hëna deri të premten, ora 9h00 deri 18h00, në hapësirën ekspozuese Motrat, objekti i Trembelave në rrugën Shaban Polluzha në Prishtinë, prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas organizatorëve, për vizitorë që duan ta shohin ekspozitën ditën e shtunë apo të diel, mund të bëhen përmes kërkesave të veçanta në e-mailin [email protected].

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).