Art & Kulturë

#GraQëFrymëzojnë

8 Marsi në Komitet, i dedikohet grave dhe vajzave që frymëzojnë!

Kemi vendosur të mos ju servirim momente klishe ku t’ju tregojmë pabarazinë e shoqërisë së sotme, por do të mblidhemi për suksesin, për modelet fituese në një shoqëri jo dhe aq “rozë”, nëpërmjet historive të atyre grave e vajzave që sot kanë një eksperiencë për të ndarë me të gjithë ne.

Do të tregojmë nëpërmjet fotove, nëpërmjet bisedave para një gote vere, nëpërmjet zërave që duam të dëgjojmë! Merr me vete një person që të frymëzon, (ose thjesht një foto) dhe bëhu pjesë e një eventi special në 8 MARS, ORA 20:00 në Komitetin e Tiranës, ku ekspozitën e krijojnë njerëzit, ku muzika e mirë na bashkon me biseda e me personazhe frymezuese!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).