Gotat artistike të Dardane Hadrit

Gota të rakisë, të verës së bardhë, asaj të kuqe, të likerit, por edhe të ujit, janë pjesë e punës artistike të artistes Dardane Hadri, që së fundi, punën e saj në pëlhurë e ka zëvendësuar me atë në qelq, për të qenë kështu pjesë e shumë familjeve shqiptare, dhe jo vetëm.
Shumë familje shqiptare që konsiderohen të kenë shije më të hollë, tashmë kanë siguruar këto gota të kristalit, të cilat janë punuar me dashurinë e Dardane Hadrit, që inspirimin ka marë nga Bjeshkët e Rugovës dhe nga lëngu i trëndafilit, që e ka shijuar si e vogël prej tezes së saj.
Dardane Hadri ka treguar për për këtë pasion që tashmë është prezantuar edhe nëpër Ambasada të Kosovës nëpër shtete të ndryshme të Evropës, dhe se një prezantim i tillë pritet të bëhet edhe nëpërmjet një ekspozite.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).