Global GAP TOUR 2019 in Tirana

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë (MBZHR) dhe RisiAlbania janë të lumtur për të njoftuar se GLOBALG.A.P. TOUR është drejt rrugës për në Shqipëri. Ky event është një mundësi e përkryer për t’u takuar me pronarët e një prej standardeve më të mëdha në botë dhe për të mësuar prej tyre se si ta çoni biznesin tuaj në nivelin tjetër.

Bashkohuni me ne në GLOBALG.A.P. TOUR 2019 në Tiranë, Shqipëri më 16 Mars. Të mikëpritur pranë Expocity Albania gjatë edicionit të dytë të Agro-Tech Expo & Forum 2019 , GlobalG.A.P do të ofrojë informacion të dobishëm për grumbulluësit dhe eksportuesit e fruta perimeve, prodhuesve, koperativat, supermarketet, konsulentët dhe trupat certifikuese. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim dhe takime me partnerë biznesi dhe ofrues të shërbimeve si dhe për të hyrë në zinxhirin furnizues të BE-së, prodhimi Shqiptar duhet të rrisë konkurrueshmërinë duke përmbushur kërkesat e sigurisë, standartet për një bujqësi të qëndrueshme.

Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth standartit GLOBALG.A.P, si të rrisin sigurinë ushqimore dhe standardet rajonale, si të aplikohen standartet në kontekstin Shqiptar, dhe kërkesat e tregut ndërkombëtar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).