Art & Kulturë

Gjysmëhumburi nga Sally Green

Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik.

Tanimë Natani është më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë, porse është gati të humbasë mendjen. Që të mbrojë Aleancën nga rrënimi, atij i duhet të bëhet arma vendimtare e saj. Dhe që të shpëtojë një shoqëri që e urren, i duhet të rrezikojë duke humbur gjithçka që ka në zemër.

Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh.

SALLY GREEN jeton në veriperëndim të Anglisë. Ajo ka kryer punë të ndryshme derisa, në vitin 2010, zbuloi dashurinë e saj për të shkruar dhe që prej asaj kohe nuk reshti më. Ajo rrit pula, bën reçelra të shijshme, nuk e ka dëshirë hekurosjen, i pëlqen të ecë nëpër Uells, qoftë edhe kur bie shi.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).