Sot u përcoll për në banesën e fundit aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Gëzim Kraja. Por e trishta e kësaj dite ishte fakti që ceremonia e funeralit, nuk u bë ashtu siç do i kishte hije një aktori të madh si Kruja. Shkak është bërë situata me pandeminë që ka përfshirë Shqipërinë dhe gjithë botën, Covid-19.
Të madhin Gëzim Kruja e kanë shoqëruar sot për në banesën e funit vetëm rrethi i ngushtë familjar dhe askush tjetër. Qytetarët e shkodrës e përcollën aktorin nga ballkonet dhe dritaret e tyre në heshtje.
Gëzim Kruja ndërroi jetë ditën e djeshme, në moshën 80-vjecare.