Art & Kulturë

Gabimet që bëni sa herë lani pjatat!

Pas gatimit dhe shijimit të ushqimeve, me siguri përballeni me detyrën e tmerrshme të larjes së enëve. Dhe meqë jemi tek kjo pikë: A e dini që studimet tregojnë se larja e enëve ndihmon në forcimin e lidhjes familjare dhe gjithashtu lufton stresin?

Por tek ky artikull Shije do të ndalet në një pikë tjetër. Tek gabimet që ju bëni teksa lani enët.

Ja disa prej tyre:

Lani enët në një lavaman të pistë
Kurrë mos filloni të lani enët nëse më përpara, nuk keni pastruar lavamanin. Në të kundërt do të përfundoni duke i bërë enët, më pis sesa ishin.

Përdorni shumë detërgjent
Nëse i lani enët me shumë detergjent, po bëni një gabim sepse mund ti lini pa shpëlarë aq sa duhet. Uji duhet të jetë shumë i bollshëm në të kundërt toksinat e rrezikshme, ndikojnë në organizmin tuaj për keq.

Nuk i shpëlani enët në fillim
Është normale që të keni grimca ushqimesh në pjatë, por nuk është normale që ti vendosni direkt në pjatalarëse, pa i shpëlarë në fillim me ujë. Kjo do të ndihmojë makinerinë të bëjë punën e saj më efikase dhe efektive.

Përdorni një sfungjer të pistë
Është një nga gabimet që bëni më së shpeshti. Pra, përpiquni të mbani sfungjerin sa më të pastër që të jetë e mundur duke i larë me sapun antibakterial pas çdo përdorimi dhe duke i vënë ato në vende të thata. Ju gjithashtu mund ta vendosni sfungjerin e lagur në mikrovalë për 30 sekonda. Rekomandohet gjithashtu të shmangni përdorimin e sfungjerëve plastike, pasi ato janë më të vështira për t’u pastruar. Në fakt, përpiquni të përdorni sfungjerë bërë me fibra natyrore.

I lini më shumë seç duhet në pjatalarëse
Nëse e keni këtë zakon duhet të filloni, ta eliminoni. Mbingarkesa në pjatalarëse do të thotë se makina nuk është në gjendje të kryejë siç duhet punën e vet, duke çuar në enë të papastërta dhe mbetje të mbetura të sapunit. Edhe pjatalarësja më e shtrenjtë nuk do të jetë në gjendje ti pastrojë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).