Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi është nderuar me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës.
Ky është njëri nga katër titujt e nderuar ministerialë të Republikës Franceze që akordohen për personalitete në Art dhe Kulturë.
Urdhri “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” jepet për persona të veçantë që dallohen për kontribute të larta në fushën e kulturës dhe komunikimit në Francë dhe në botë.