Art & Kulturë

“Fqinjët”, premierë në Gjirokastër

Vepra “Fqinjët” shkruar nga Ruzhdi Pulaha me regji Milto Kutali do të vijë premierë për publikun në teatrin “Zihni Sako” të qytetit të Gjirokastrës.

”Fqinjët” është ndoshta vepra që flet me shumë dhe për ngjarjet e kohës, për miqësinë, për marrëdhëniet, popujt kanë qenë shumë mirë me njëri- tjetrin, por është politika që i ka trazuar dhe qarqet ndryshme e nacionalizmat e tepruar. Është vepër që i flet bashkëjetesës dhe harmonisë.

Në role janë aktorët Kudret Alikaj, Liliana Kumbaro, Rrapo Kapurani, Dajana Nenaj, Alisa Gushi, Viktor Çaro, Mimoza Kola, Erdit Asllanaj, Serkida Rapollari, Erion Hinaj dhe Delvis Bejleri.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).