Objekte e ndërtesa të krijuara nga popuj të ndryshëm, kanë arritur që të mbijetojnë deri në ditët e sotme.
Unike në llojin e vet, disa prej tyre përmbëjnë disa nga misteret më të mëdha të botës tonë, duke ngelur të panjohura edhe për shkenctarët e historianët e shumtë. Mëposhtë janë disa prej tyre.
Dorëshkrimi Voynich
Ky dorëshkrim u zbulua në vitin 1912 dhe është rreth 700 vjeçar. Që prej zbulimit të tij, asnjë person nuk ka mundur që të kuptojë se çfarë shkruhet në faqet e tij, kjo pasi dorëshkrimi është i shkruar në një gjuhë të panjohur dhe i mbushur me piktura bimësh, femrash e simbolesh të pakuptueshme.
Analistë të shumtë janë munduar që ta zgjidhin këtë kod që prej luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, por nuk ka patur asnjë rezultat.

Deri më tani, përmbajtja e këtij dorëshkrimi ngelet ende një mister, edhe pse disa njerëz besojnë se ky libër dokumenton disa vrojtime mbi shëndetin e femrës.
Kodiku “Gigas”
Një dorëshkrim gjigant, ky kodik besohet se është një libër i gjeneruar nga pakti midis djallit dhe një murgu. Arsyeja se përse është bërë dhe për çfarë shërben kanë ngelur mister edhe në ditët e sotme.
Siç quhet ndryshe, “Bibla e Djallit” është një prej dorëshkrimeve më të mëdha në të gjithë botën, me një gjatësi prej 1 metri. Sipas legjendave, ky libër u shkrua nga një murg që ishte dënuar me vdekje, i cili me ndihmën e Djallit, arriti që ta mbaronte atë për një natë.
Ndërkohë, histori të tjera sugjerojnë se kushdo që e posedonte në pronësinë e tij këtë libër, i binin vetëm fatkeqësi dhe sëmundje.
Stonehege
Një nga misteret më të mëdha në botë, akoma nuk është zbuluar arsyeja se përse ky grup i madh gurësh është vendosur në këtë kodër.
Për më tepër, si mund të jenë transportuar përpara 5 mijë vitesh këto gure të mëdhenj në Salisbury nga një distancë aq e largët, prej mijëra kilometrash?

Sipas disa teorive të ndryshme, ky vend ka qenë një varrezë e përbashkët, një oborr mbretëror, një tempull druidi ose mund të ketë shërbyer edhe si një kompjuter astronomik për të parashikuar eventet diellore.