FOTO/ Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2018! Ja kush janë fituesit

Ky ishte viti i 14-të i Çmimeve Kult. Mbrëmja Gala e këtij viti, ashtu siç ishte premtuar na solli plot surpriza. Që nga tapeti i kuq, të ftuarit, juritë, fituesit, skenografia që këtë herë vinte ndryshe, të gjithë këto e bënë mbrëmjen akoma më magjike. Fituesit ishin ajka e Mbrëmjes Gala, sigurisht sepse e gjithë kjo bëhet për ta.

Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2018 këtë herë u drejtua nga showman-i Salsano Rrapi, i cili me batutat e tij e bëri mbrëmjen më magjike. Devis Xherahu ngriti sallën në këmbë me performancën e tij të shkëlqyer. Banda All In me performancën e jashtëzakonshme dhe e ftuara speciale, artistja Silvia Pagni me firzamonikë dhe në piano i dhanë mbrëmjes më shumë sharm.

Këtë herë për Çmimet Kult 2018 ishin 66 të nominuar për 11 kategori si dhe një Çmim Special.

Çmimi Special iu dha njërit prej pionierëve të kinematografisë shqiptare z. Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë, filmit “Tana”, i prodhuar plot 60 vjet më parë.

Këtë vit u rikthye edhe gara për Filmin më të mirë të vitit, çmim të cilin e fitoi Namik Ajazi me filmin me “Amaneti”.

Fituesit janë si më poshtë:

Kënga e Vitit – Eugent Bushpepa me “Mall”

Image may contain: 1 person, on stage

Këngëtari Eugent Bushpepa

Instrumentisti i Vitit – Jonela Golemi në Flaut nga “Saint Sawns – Rondo Capriccioso për flaut dhe orkestër”

Image may contain: 1 person

Instrumentistja Jonela Golemi

Balerini i Vitit – Adela Muçollari me Odette & Odille tek “Liqeni i mjellmave”

Balerina Adela Muçollari

Aktorja e Vitit – Luiza Xhuvani me Lukrecia Borxhia tek “Lukrecia Borxhia”

Image may contain: 1 person

Aktorja Luiza Xhuvani

Aktori i Vitit – Reshat Arbana me Babai tek “Babai”

Aktori Reshat Arbana

Regjisori i Vitit – Altin Basha me “Rojat e Taxhit”

Regjisori Altin Basha

Filmi Kult – Namik Ajazi me “Amaneti”

Image may contain: 1 person, smiling, closeup

Fituesi i Filmit Kult Namik Ajazi

Artisti Pamor i Vitit – Sadik Spahija me “Vox-Machina”

Artisti Pamor Sadik Spahija

Image may contain: text

Studiuesi i Vitit: Anila Omari me “Leksiku i Veprës së Pjetër Bogdanit”

Studiuesja Anila Omari

Shkrimtari i Vitit – Ardian-Christian Kyçyku me “Ati”

Shkrimtari Ardian-Christian Kyçyku

No automatic alt text available.

Perkthimi i Vitit – Mimoza Hysa me “Rastet” nga Eugenio Montale

Përkthyesja Mimoza Hysa

Çmimi special – Kristaq Dhamo.

Fituesi i Çmimit Special, z. Kristaq Dhamo

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).