Wesley Byrne quhet 25 vjeçari nga qyteti i Manchester në Angli, i cili është sozia e këngëtarit të famshëm britanik, Ed Sheeran.
Byrne ka deklaruar se ai përndiqet gjatë gjithë kohës nga fansat e këngëtarit, të cilët duke menduar se ai është artisti, i kërkojnë autografe dhe foto. Sipas tij, ky fenomen ka filluar të ndodhi gjithmonë e më shpesh, ku ka edhe nga ata njerëz që i kanë kërkuar të këndojë.
“Para pak kohësh, një djalë më ndaloi në rrugë një ditë dhe nuk po bindej kur unë i thosha se nuk isha Ed Sheeran. Ai qëndroi për plot 15 minuta me mua, i vendosur në faktin që unë isha këngëtari i famshëm.”-, është shprehur Wesley.
Ngjashmëria që Wesly ka me këngëtarin i ka sjellë atij edhe konflikte me të dashurën e vet, e cila bëhet xheloze kur vajzat e ndalojnë atë në rrugë.
“Comic Con vitin e kaluar në Manchester ishte një çmenduri: Unë nuk u maskova, dola me rroba normale dhe më ndaluan plot 52 njerëz!”-, ka thënë Wesley për mediat britanike.
Edhe pse gati identik në pamje, Wesley nuk di të këndojë. Ai po mëson kitarën kohët e fundit dhe po mendon të bëjë disa para shtesë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë me këngëtarin e njohur.