Dorëshkrimet kulturore dhe historike janë një pjesë e vyer e shoqërisë shqiptare, të cilat ruhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
Në një dorëshkrim që është publikuar së fundmi nga kjo drejtori, dosja nr. 383, e cila bën pjesë në fondin “Koleksione dorëshkrimesh osmane, arabe e perse”, përmban historinë e dashurisë mes Lejlës dhe Mexhnunit.
Kjo histori është shkruar në 60 fletë letre me përmasa 180 x 135 mm, në gjuhën osmane. Autori i kësaj vepre ëështë Muhamed Fuzuli, që e ka shkruar rreth viteve 1219/1803 dhe më pas u kopjua nga Ismail, i biri i Hysejnit.
Ky libër trajton historinë e një dashurie të pamundur mes Lejlës dhe Kajsit, i cili quhet (Mexhnun – i çmendur) dhe është përshtatur në gjuhën osmane nga persishtja e shkrimtarit Nizami Ganjavi.
Është njoftuar se ky libër dhe të tjerë dorëshkrime, do të shfaqen shumë shpejt në një ekspozitë.