Jeni duke kërkuar për një smartphone të mirë? Lançimi në treg para disa javësh i Samsung Galaxy S9, S9+ tronditi botën teknologjike me opsionet që ai solli.
Por, në listën e mëposhtme nuk futen vetëm telefonat Galaxy apo iPhone, ju do të keni mundësinë që të përzgjidhni nga një numër i gjerë llojesh të ndryshme celularësh.
Në vend të 12-të listohet iPhone 7 dhe 7+, përkatësisht në çmimet 550 dollar & 650 dollar.
Në vend të 11-të vjen telefoni Razer, që cilësohet si një celular i dizenjuar posaçërisht për lojrat. Kushton rreth 700 dollar.
Në vend të 10-të vendoset telefoni më rezistent dhe më i miri i prodhuar nga kjo kompani kineze, Huawei Mate 10 Pro, me një çmim prej 835 dollarësh.
Në vend të 9-të, kemi gjigandin Samsung Galaxy Note 8, me çmimin prej 900 dollarësh.
Në vend të 8-të listohet OnePlus 5T, një telefon Android me një super memorie dhe kamer fantastike, që konkurron edhe kualitetin e iPhone X. Starton prej 500 dollarësh.
Në vend të 7-të vendoset Google Pixel 2. Google Pixel 2 Xl zë vendin e 6-të, me një çmim prej 850 dollar.
iPhone 8 i Apple është renditur në vendin e 5-të, duke përfshirë disa opsione pak të ndryshme nga paraardhësit e tij.
Gjigandi dhe revolucionari iPhone X renditet në vendin e katërt, për shkak të çmimit të tij të kripur prej 1 mijë dollarësh.
Në vend të tretë kemi iPhone 8+, i cili mund iPhone X për shkak se ofron opsione pak a shumë të ngjashme dhe vjen më lirë, vetëm 800 dollar.
Në vendin e dytë dhe të parë triumfojnë Galaxy S9 e S9 +, të cilët janë duke dominuar tregun në këto momente falë kualiteteve të tyre të mrekullueshme.