Art & Kulturë

FOTO/ 100 vite më parë, një amerikan me veshje popullore shqiptare

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar një foto në profilin e saj zyrtar në Facebook, në të cilin shfaqet një shtetas amerikan me veshje tradicionale të veriut të vendit.

Siç mësohet nga Ambasada, amerikani me emrin M. Davidson ishte drejtuesi i shoqatës së Kryqit të Kuq Amerikan në zonën e Elbasanit.

Në këtë foto të marrë nga Biblioteka e Kongresit, që daton që prej 22 shtatorit të vitit 1920, Davidson mban veshur kostumin tradicional të malësisë së Shqipërisë, i cili përbëhet nga një jelek i rëndë prej materiali të leshtë, që shërbente si shtresë mbrojtëse kundër të ftohtit të madh në veri.

Mëposhtë gjeni postimin e plotë të Ambasadës Amerikanë:

#KthimNëHistori | 22 shtator, 1920 – Një amerikan në Shqipëri pothuajse 100 vjet më parë! M. Davidson drejtonte punën bamirëse të Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan, Shqipëri. Këtu ai është fotografuar me veshjen tradicionale të malësorëve shqiptarë. Jeleku i rëndë prej materiali të leshtë shërbente si shtresë mbrojtëse kundër të ftohtit të madh dhe shirave të rrëmbyeshëm në malësi. (?: Biblioteka e Kongresit)”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).