Art & Kulturë

Filma në Tiranë

Shoqata Albanian Film Association në Toronto prezanton një event special! Nata e Filmit me Metrazh të Shkurtër në Tiranë!

AFA sjell shfaqet e filmave Shqiptar te Akademia e Filmit Marubi në Tiranë.

Shfaqim filma nga studentët e Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe nga regjizorë të rinj në Kanada dhe në Shqipëri.

Lista e filmave:
Utland – Vjosana Shkurti
Building on Sand – Kejd Kuqo
Versus – Enes Foçi
E Imja – Oresti Zeneli
Fountain of Wolves – Genta Demnushaj
Ordinary Thursday / Rastësisht e Enjte – Jela Rodoni
City of Walls / Qyteti i Mureve – Eno Çarka

Shfaqja e filmave do përfundoj me një koktej.

Ju mirëpresim për një natë të filmit kontemporanë Shqiptar me Q&A nga regjizoret, edhe prezantimin e Albanian Film Association në Toronto.

Shoqata Albanian Film Association është e bazuar në Toronto, Kanada edhe është e përbërë nga Borana Makri, Nora Marku, Hana Marku, dhe Sia Mehilli. AFA organizon Natën e Filmit me Metrazh te Shkurtër në Toronto, i vetmi festival i filmit Shqiptar, dhe shfaq rregullisht filma Shqiptar. Synimi i AFA është të përkrahë filmin dhe regjizorët Shqiptarë në skenën ndërkombëtare të filmit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).