Art & Kulturë

Film: The Human Scale

Të marten, me datë 26 qershor, me fillim nga ora 21:00 shfaqet filmi “The Human Scale”.

Sot, 50% e popullsisë së botës jeton në qytete. Deri në vitin 2050, shkencëtarët supozojnë se kjo popullatë do të rritet në 80%.

Shtrohet pyetja: Si do të akomodohen në këtë fluks gjithnjë në rritje qytetet që ne njerëzit kemi krijuar, shumica e të cilave tashmë janë gati duke shpërthyer?

Dhe për më tepër, si mund të rindërtojmë qytetet e t’i bëjmë ato sërish të vlefshme për të jetuar, të besueshme e të këndshme, ku jeta e njeriut mund të rrjedhë si një jetë organike?

Filmi shfaqet në kuadër të iniciativës HACKING URBAN SPACE me një seri të jashtëzakonshme të filmave që përqendrohen kryesisht në sfidat e efikasitetit në strategjitë urbane, rritjen e popullsisë, transportin e ngulfatur, mjedisin dhe problemet e tjera të veçanta me të cilat ballafaqohemi.

Parku kulturor Ali Podrimja, Gjakove

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).