Art & Kulturë

Fileto pule me speca

Nëse ju gjenden fileto pule dhe speca në shtëpi, keni mundësinë të provoni një pjatë të veçantë dhe shumë të shijshme. Mos u justifikoni se ju merr shumë kohë, sepse në fakt përgatitet shumë shpejt!

Përbërësit:

  • 2 fileto pule
  • 2 speca
  • 2 domate
  • ½ gotë verë e bardhë
  • Pak miell
  • Vaj
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Majdanoz

Përgatitja:

  • Së pari rrihni filetot e pulës me një çekiç kuzhine dhe më pas rregullojini me pak kripë dhe piper të zi. Vendosini në një pjatë dhe lërini mënjanë për disa minuta.
  • Ndërkohë, pastroni specat nga farat dhe prejini në shirita mesatar.
  • Skuqini me pak vaj për disa minuta në zjarr të ngadaltë dhe shtoni në të edhe filetot e pulës pasi t’i kaloni më parë në miell.
  • Skuqini filetot për disa minuta nga të dyja anët dhe shtoni më pas në të verën e bardhë.
  • Mbulojini me kapak dhe pasi vera të avullojë plotësisht shtoni në të domatet e prera. Rregullojini me pak kripë dhe piper të zi dhe lërini të ziejnë për disa minuta.
  • Më pas, largojini nga zjarri, vendosini në një pjatë për servirje dhe dekorojini me pak majdanoz.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).