Art & Kulturë

Festivali Ndërkombetar i Instrumenteve të Tunxhit (III)

Rusia, Amerika, Australia, Izraeli, Rumania, Italia zbarkojnë në Tiranë për “Internatonal Albanian Brass Festival lll”

Nga dt 23-29 Prill 2018 do të mbahet edicioni i tretë i “Festivalit Nderkombetar të Instrumenteve të Tunxhit” nga Shoqata Artistët Interpretë. Të gjithë artistet e ftuar në këtë edicion, janë mjaft famoz në të gjithë botën dhe kalendari i tyre është i rezervuar më shumë se një vit më herët. Mësimet që ata mbajnë në vendet ku jetojnë kanë një kosto deri në 750$ ora e mësimit, por gjatë festivalit këto mësime do të jenë falas për të gjithë të interesuarit. Gjatë mbrëmjeve artistët do të luajnë muzikë nga vendet e tyre dhe gjithashtu do të bashkëpunojnë me artistët vendas dhe te tjerë të ftuar. Keto koncerte nuk do i dedikohem vetem muzikes Klasike por edhe asaj jazz, funky, moderne etj, duke e zgjeruar mundësinë e informimit por edhe duke iu pershtatur tregut vendas të muzikes dhe gjithashtu edhe shijeve të një mase të gjerë të publikut.
Artistet e ftuar janë:
1- Paul Goodchild – Trombist i Parë pranë Orkestrës Simfonike të Sidney
2- Arkady Shilkloper – Multi-instrumentist Jazz-i, ish pjesëtar në Operan e Balshoit, Moske dhe tashmë një prej artistëve më në zë të muzikës Jazz e me një kalendar të ngjeshur artistik.
3- Luca Benucci – Kornist i parë pranë Orkestrës Magio Fiorentino,Itali dhe gjithashtu organizator i Festivalit ndërkombetar “Italian Brass Week”. Promotor dhe Pedagog i njohur me një eksperience ne shume vende si: New York, Berlin, Kine etj
4- Gent Shahini – një prej pinistëve Jazz më të mirë në vend, i diplomuar në Prage, Ceki
5- Avital Handler / Haim Mazar – Bastubistë pranë Orkestres së Operas së Izraelit të diplomuar në USA. Autor të CD-ve muzikore dhe në shumë regjistrimeve audio në studiot më të njohura në botë.
6- Kledia Toshi – Pedagoge e pianos prane Liceut Artistik “Jordan Misja”
7- Katie Cox – e sapo diplomuar në Doktoraturë për në North Carolina,USA .
8- OFFA Brass Quintet – Një ansambël i përbërë nga artistët e Okestrës së Forcave të Armatosura.
9- Erik Dj – Një prej Dj më të mirë Shqiptar sidomos i muzikës Ballkanike dhe moderne
10- Aldi Arreza – nje prej pianistëve më në zë i muzikës klasike por edhe asaj moderne. Pianist me kohë të plotë pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”
11- Arbana Fejzo – Pedagoge e Analizës së Formës dhe Kompozicionit pranë Universitetit të Arteve
12 – Andi Kongo – pianist, dirigjent dhe studjues i muzikes Jazz.
13 – Sergiu Carstea – Trombist i pare prane Operas se Timisuara.Rumani
14 – Albanian Folk BraSs – ansambel i perbere nga instrumentiste te tunxhit te cilet kane ri-aranxhuar kenget tradixionale Shqiptare dhe i kane ri-sjelle ato ne nje menyre krejt te vecante.
15 – Albanian Brass Ensemble – i perbere nga individ shume te njohur te skenes shqiptare dhe te institucioneve ku ata punojne si , Tkob, RTSH, U.A, OFFA etj. Ky ansambel synon te promovoje muziken Shqiptare por edhe ate te huaj ne nje nivel te larte artistik.

Artistet e ansamblit “Albanian Brass Enslemble” i kanë dedikuar heroit tonë Kombetar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” suiten nga filmi Skenderbeu e kompozuar nga Cesk Zadeja dhe e riaranxhuar nga artiste Gjermanë.
Ky festival ka si synim: afrimin e publikut dhe sidomos brezit të ri me artin në një mënyrë krejt të vecantë, inspirimin e brezit të ri, ngritjen e nivelit artistik në vend nëpermjet unifikimit të metodave studimore dhe promovimi i vendin tonë nëpermjet këtyre emrave botëror të artit. Ky aktivitet duke pasur kosto të paimagjinueshme dhe të papërballueshme, ka ngritur ura bashkëpunimi midis Instutucioneve në vend, Ambasadave të akredituara në Tiranë, apo Institucioneve Kulturore jashtë vendit si: Ministria e Kultures se Shqipërisë, Universiteti i Arteve, Ambasada Ruse, Ministria e Kultures se Rusisë, Ambasada e Izraelit, Instituti Italian i Kutlurës, Instituti Rumun i Kulturës, Hammerings Recods Australi,
Studentit më të mirë do t’i akordohet një bursë master-classe në Itali pranë Festivalit “Italian Brass Week”
Nje prej projekteve që tashme ka nisur është edhe mbështetja e kompozitorëve shqiptar nga “Hamerings Records” Australi, për te kompozuar pjesë të reja duke pasuruar më shumë repertorin shqiptar.
Nata e fundit e ketij festivali do të mbahet pranë Liqenit Artificjal të Tiranës dhe do të trajtohet si një festë e vertete me muzike ballkanike dhe moderne e luajtur nga Erik-DJ, Albanian Fold Brass, Albanian Brass Ensemble dhe Big Band i Universitetit të Arteve.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).