Art & Kulturë

Festivali më i madh i fotografisë në Shqipëri 2020

Tirana Foto Festival është një event vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organization).
Qëllimi i këtij Festivali gjithëpërfshirës është të vlerësojë artin e fotografisë, të motivojë artistët dhe t’u japë atyre një platformë të shprehin talentin e tyre në ekspozitat fotografike, të edukojë brezat e rinj me fotografinë, përmes seminareve, forumeve, foto tour etj. Një qëllim shumë i rëndësishëm është edhe promovimi i vendit përmes fotografisë.

Festivali zgjat një javë dhe zhvillohet në vjeshtë, në Muzeun Historik Kombëtar. Nis me një konkurs fotografie, ku ftohen gjithë fotografët të dërgojnë fotot e tyre me një temë të caktuar. Më pas zgjidhen  100 fotot më të bukura dhe shfaqen në një ekspozitë në 7 ditët e festivalit në vjeshtë. Aty shpallen dhe fitues të gjithë festivalit, fotot më të bukura të ekspozitës. Po gjatë javës së ekspozitës zhvillohen edhe workshope, foto ture, forume e biseda me nxënësit për fotografinë.

ÇMIMI I PARË

  • Një aparat profesional ofruar nga Fujifilm Albania  X-T20 me 2 lente 16-50 dhe 50-230
  • Paraqitje në ekspozitë
  • Artikull të dedikuar në portal

Hapja e festivalit të fotografisë dhe shpallja e fituesve– 23 Tetor, Muzeu Historik Kombëtar

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).