Edicioni i parë i Festivalit të Filmit Turk në Prizren nisë me 8 shtator dhe mbyllet më 15 shtator. Në këtë organizim do të shfaqen filmat e suksesshëm të kinemasë turke të viteve fundit.
Në kuadër të festivalit gjithsejtë do të shfaqen 11 filma, derisa në cilësi të mysafirëve do të paraqiten edhe aktorët, regjisorët, skenaristët e brezit të vjetër dhe të ri nga Turqia.
Ediz Hun, aktori i famshëm dhe i respektuar i kinemasë turke do të jetë mysafir nderi në këtë festival, me ç’rast do të nderohet me çmimin e suksesit jetësor.
Audienca në Prizren do të ketë mundësinë që të bashkëbisedojë edhe me Çağan Irmak, regjisorin dhe skenaristin turk, serialet dhe fılmat e të cilit janë të njohura për audiencën në Kosovë, siç janë serialet: “Asmalı Konak”, “Çemberimde Gül Oya” dhe filmat: “Unutursam Fısılda”, “Dedemin İnsanları”, “Babam ve Oğlum”, “Mustafa Hakkında Herşey”, etj.
Në festival do të jetë i pranishëm edhe aktori i famshëm turk i serialeve dhe filmave Yiğit Özşener, të cilin audienca kosovare e njeh veçanërisht nga seriali “Ezel”.
Festivali i Filmit Turk organizohet nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë dhe në koordinim me partnerët tjerë, si: DokuFest, DokuKino, Kino Lumbardhi, Turkish Airlines, Ajans Press, 1000 Volt Post Production, etj.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Turqisë me këtë organizim kulturor dëshiron që të shpreh mirënjohjen për mikpritjen e shkëlqyeshme të Prizrenit ndaj të tjerëve, por edhe për të vlerësuar kulturën, artin dhe trashëgiminë e tij e sidomos angazhimin qytetar për mbrojtjen e vlerave kulturore. Magjia artistike e këtij “Qyteti të Artit” duhet të admirohet dhe promovohet.
Filmat shfaqen me titra në gjuhën shqipe dhe janë të hapura për publikun pa pagesë.
Ceremonia solemne e hapjes së Festivalit mbahet të premten me 8 shtator 2017 nga ora 19:30 në Kino Lumbardhi.