Art & Kulturë

Festivali i filmit në Rotterdam mirëpret dy produksione kosovare

Festivali i Filmit Rotterdam Lab ka bërë pjesë të edicionit të këtij viti dy filma kosovarë, që priten të shfaqen midis datave 27-31 janar, kur ky event do të zhvillohet.

Kjo shfaqje është mundësuar falë partneritetit të Qendrës Kinematografike të Kosovës me CineMart. Kështu, janë bërë pjesë e festivalit filmat “Kodra e Diellit” nga Blerim Gjoçi dhe “Hana” nga Ujkan Hysaj.

Në “Rotterdam Lab” është një lloj workshop-i, që ka për qëllim nxitjen e producentëve nga e gjithë bota që të shfaqin punët e tyre, duke u dhënë atyre mundësi për t’u trajnuar më shumë në këtë fushë. Ajo organizohet në bashkëpunim me “CineMart”, i cili njihet si tregu joformail i filmit dhe ndiqet nga një numër i madh profesionistësh kinematografik që janë të gatshëm të investojnë në projekte të reja filmike.

Edicioni i 47-të i këtij festivali do të mirëpresi me qindra producentë dhe artistë, të cilët kanë mundësi të paraqesin punët e tyre përpara një audience të madhe përgjatë 12 ditëve që zgjat ky festival (këtu përfshihet edhe workshop-i).

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).