Seria më e fundit e sagës “The Avengers”, do të dalë në kinematë botërore më 27 prill, një datë që mezi po e presin jo vetëm fansat, por edhe të gjithë të apasionuarit e filmave.
Kjo seri mbledh për herë të parë në një film gati të gjithë superheronjtë, duke u bërë një hit pa dalë ende.
Megjithatë, kostot e prodhimit dhe të aktorëve nuk i kanë rënë lehtë studios Marvel, e cila ka shpenzuar plot 300 milionë dollarë për prodhimin e tij. Kështu, “Avengers: Infinity War” renditet në vendin e dytë të filmave që kanë shpenzuar më shumë buxhet në histori, ku në vend të parë qëndron “Pirates of the Caribbean: At World’s End”, i cili i ka kushtuar Disney-t plot 378.5 milion dollar.
Ndërkohë, Infinity War renditet edhe si filmi me buxhetin më të lartë ndërmjet atyre të “Marvel Studios”. Përkatësisht, “Avengers: Age of Ultron” kushtoi rreth 279.8 milion dhe “Captain America: Civil War” 250 milion.